TIRANE- Thellimi i bashkëpunimit dhe partneriteti strategjik në të gjitha aspektet e politikës së jashtme ka qenë në fokus të bisedimeve gjatë takimit që ministry i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar me Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Europës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
Gjatë takimit, ministri i Jashtëm Bushati vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit si në planin dypalësh ashtu dhe në atë rajonal.
Ndërkaq, Bushati dhe Moore shprehën angazhimin e përbashkët për të çuar më tej bashkëpunimin e frutshëm në drejtim të zbatimit të projekteve dhe programeve të fokusuara në forcimin e shtetit ligjor, institucioneve demokratike, si dhe luftës kundër korrupsionit.
Nga ana e tij, Moore përgëzoi masat konkrete të ndërmara nga ana e qeverisë gjatë vitit të fundit, në një klimë politike gjithëpërfshirëse, siç u evidentua në rekomandimin pozitiv të Raportit të Progresit të Komisionit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com