NJU JOK – Gjatë punimeve të sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka takuar në Nju Jork Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivan Mrkiç.
Gjatë bisedës, është diskutuar mbi mundësinë e intensfikimit të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe të turizmit mes dy vendeve. Gjithashtu, u vlerësua mundësia për të thelluar dialogun për çështje ende të pazgjidhura.
Ministri Bushati parashtroi nevojën për të patur lëvizshmëri më të lartë të studentëve dhe kërkuesve shkencorë nga të dy vendet. Ministri Bushati vuri theksin në projekte infrastrukturore që lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor.
Palët ndanë pikëpamjen që pas marrëveshjes Serbi-Kosovë, tashmë ekziston një realitet i ri që duhet shfrytëzuar. Të dyja palët vlerësuan pozitivisht frymën për një bashkëpunim reciprok dhe që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ministri Mrkiç i bëri ftesë Ministrit Bushati për një vizitë zyrtare në Beograd.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com