Bushati në Brazil, nënshkruhet
marrëveshja për Transportin Ajro

Bushati në Brazil, nënshkruhet<br />marrëveshja për Transportin Ajro
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Republikën Federative të Brazilit ka zhvilluar në sërë takimesh, mes tyre atë me homologun Mauro Luiz Lecker Vieira si dhe Ministrin e Shtetit për Turizmin, Alberto Alves.

Në takimin mes homologëve u diskutua për thellimin e bahkëpunimit dypalësh, sidmossidomos në fusha si turizmi, agrobiznesi, miniera, ku Brazili ka një eksperiencë të çmuar.

Ministri Bushati vlerësoi si të rëndësishëm zgjerimin e bashkëpunimit bilateral pas hapjes së ambasadave respektive në Tiranë dhe Brazilia, sikundër ndikimin pozitiv që ka pasur heqja e vizave për qytetarët mes dy vendeve.

Ndërsa Vieira iu përgjigj kërkesës së Bushatit për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm për pjesëmarrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare duke thënë se kjo është një çështje në evoluim, ndërsa ka shprehur dëshirën për të vizituar së shpëjti Tiranën.

Në fund të takimit, palët nënshkruan Marrëveshjen për Transportin Ajror ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federative të Brazilit.

bushati

Gjatë takimit me Ministrin e Shtetit për Turizmin, Alves, palët theksuan rëndësinë që ka veçanërisht bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe gjetja e mundësive për konkretizimin e këtij bashkëpunimi, si dhe ranë dakort për finalizimin e një memorandumi bashkëpunimi në fushën e turizmit, duke njohur rëndësinë dhe potencialet e sektorit.

Ministri Bushati zhvilloi takime edhe me Presidentin e Dhomës së Deputetëve dhe Kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes. 

bushati

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal