TIRANE- Ministri i Punëve të jashtme Ditmir Bushati u nis sot për një vizitë zyrtare në Kosovë me ftesë të Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj. Gjatë takimeve që do të mbajë me titullarët e qeverisë dhe të partive të tjera parlamentare kosovare, ministri Bushati do të ketë në fokus të takimeve thellimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve.
Në axhendën e kreut të diplomacisë parashikohen takime me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, Presidenten Jahjaga si dhe kryetarin e parlamentit Jakup Krasniqi. Nga ana tjetër Bushati do të bëjë nderimet në varrin e Ibrahim Rugovës si dhe do të falë respektin e tij kah familjes së Jasharajve.
Ministri Bushati do të mbajë dhe një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Kosovës.
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com