ZAGREB- Në Kroaci është hapur një ekspozitë me fotografi që titullohet "Shqipëria-Kroacia: Një e ardhme e përbashkët".
Në çeljen e kësaj ekspozite ishte i pranishëm ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i cili është duke zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore në Kroaci.
"Mesazhi i kësaj ekspozite fotografike - Shqipëri/Kroaci një e ardhme e përbashkët - është njëherazi mesazhi kryesor i vizitës time në Kroaci", tha Bushati.
Fotografitë e paraqitura në ekspozitë janë nga dy artistë, Alket Islami dhe Nenad Rebersak, të cilët sjellin më pranë publikut Shqipërinë dhe Kroacinë si dy vende atraktive në hapësirën mesdhetare.
Ministri Bushati është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Kroaci. Ministri Bushati i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në Shqipëri si dhe mbi vizionin dhe rolin e politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com