Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati  ka zhvilluar një takim me zv/Sekretarin e Shtetit, William Burns, gjatë qëndrimit të tij në Washington, nga ku ka falenderuar SHBA-në për mbështetjen e pakursyer, dhënë Shqioërisë këto dekada.

Bushati shprehu gadishmërinë e angazhimin e Shqipërisë për të kontribuuar në paqen e rajonit, si vend anëtar i NATO-s, ndërsa  William Burns theksoi vlerësimin për kontributet e Shqipërisë në këtë proces.

Vëmendje në diskutim pati gjithashtu  Ukraina dhe tensioni i vazhdueshëm; në këtë kontekst zv Sekretari gjeti rastin të falenderojë vendimet e qeverisë shqiptare për të dërguar vëzhgues në Ukrainë.

Në përmbyllje të vizitës së tij në Washington, Ministri Bushati vijoi bisedimet me homologët e tij të pranishëm në konferencën e Këshillit të Atlantikut.  Ministrat e pranishëm u priten në një takim të veçantë nga  Zv. Presidenti amerikan Joe Biden, gjatë të cilit u bisedua mbi çështjet kryesore të aktualitetit ndërkombëtar dhe rajonal. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)