Bushati: Në burg kush premton
vende pune në shkelje me ligjin

Bushati: Në burg kush premton<br />vende pune në shkelje me ligjin
Thumbime ndaj LSI-së ka lëshuar nga Shkodra dhe kreu i listës së kandidatëve të PS, Ditmir Bushati. 

Pa përmendur emra dhe me doza të forta ironie, Bushati ka deklaruar se ka partiza që premtojnë vende pune në shkelje me ligjin, duke harruar se me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, rrezikojnë burgun. 

“Ka partiza dhe individë që dalin publikisht dhe premtojnë për punësim madje duke mos respektuar dhe ndryshimet e fundit në Kod Penal. Një mik më tha që e kishte kontaktuar një parti që po premton vende pune në burgun e Malësisë së Madhe. Ajo që i thashë është se përgjigjja që duhet t’i jepte atyre që premtojnë punësime të tilla është se: Në pune do të futen në bazë të meritës, në burg kujdes se do të futesh vet.

Unë e di që kur flasim për reformat e shtet-ndërtimit demokratik në Shkodër ka njerëz që thonë hajde me mua tek zyra e Hipotekës dhe shiko se çfarë ndodh. Ku flamuri i partisë është më i rëndësishëm se interesi i Shqipërisë” – deklaroi Bushati.

Më herët ishte ish-ministri i Brendshëm, kreu i PS për Tiranën, Saimir Tahiri ai i cili fshikulloi LSI-në duke e quajtur partiçkë e cila 

"Ne nuk na duhen ato alternativa, ato partiçka që shkojnë pas pushtetit, e pas pushtetit, e pas pushtetit e nuk e njohin kurrë opozitën po i ngjiten pushtetit vetëm për të vjedhur popullin", u shpreh Tahiri gjatë takimit me banorët e njësisë nr.2 në kryeqytet.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?