BERLIN - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka shprehur para zyrtarëve gjermanë ato që ai i cilësoi si baza të shëndosha të arritjeve të Shqipërisë përballë vendimit të qershorit për statusin. Sipas tij, progresi i arritur në luftën kundër koprrupsioni, krimit të organizuar si dhe hapat e ndërmarra në fushën e drejtësisë kanë krijuar terrenin e duhur për të marrë përgjigje pozitive në qershor për statusin e kandidatit të vendit tonë në Bashkimin Europian.
Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, Ministri Bushati zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit për Çështjet e Integrimit në Parlamentin gjerman. Z.Gunther Krichbaum vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon, arritjet në rrugën e konsolidimit të shtetit ligjor dhe përshëndeti fokusin në fushën e sundimit të së drejtës në ekonomi.
Ministri Bushati zhvilloi dhe një diskutim me disa deputetë të koalicionit qeverisës CDU/SPD, anëtarë të grupit për politikën e Jashtme. Ai informoi gjithashtu lidhur me angazhimin dhe instrumentet konkrete të përfshirjes së opozitës dhe shoqërisë civile në proceset reformuese.
Ministri Bushati paraqiti prioritetet e politikës së jashtme të Shqipërisë duke u ndalur në politikën tonë rajonale, ku Shqipëria luan një rol dinamik dhe konstruktiv si faktor paqeje e stabiliteti. Gjate bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua zhvillimeve më të fundit në Ukrainë si dhe impaktit që mund të kenë ato për rajonin tonë e më gjerë. Bashkëbiseduesit u ndalën dhe në rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe në intensifikimin e mëtejshëm të shkëmbimeve ndër parlamentare.
Kreu i diplomacisë shqiptare ka udhëtuar drejt Berlinit menjëherë pas vizitës së suksesshme të kryeministrit Edi Rama para disa ditësh me kancelaren gjermane, ku duket se tashmë rruga drejt Gjermanisë është e hapur.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com