Bushati-Nishanit: Ambasadori Ceka
të shkarkohet! Presidenti e refuzon!

Bushati-Nishanit: Ambasadori Ceka<br />të shkarkohet! Presidenti e refuzon!
TIRANE - Raportet Presidencë-Mazhorancë, vazhdojnë të jenë të tensionuara prej kohësh dhe pritet që të mbeten të tilla edhe në vazhdim. Mësohet se një tjetër përplasje është rregjistruar mes Presidentit dhe Ministrisë së jashtme të drejtuar nga ministri Ditmir Bushati.

Burime për A1 Report, bëjnë me dije se prej pak kohësh Ministria e Jashtme i ka kërkuar kreut të shtetit që të shkarojë ambasadorin e Shqipërisë në Itali, Neritan Cekën, që me parë se të zgjidhej në këtë detyrë ka mbajtur postin e këshilltarit për kulturën, pranë kabinetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por pavarësisht se kërkesa ka disa kohë që gjendet në zyrën e Presidentit Bujar Nishani, mësohet se ky i fundit nuk ka pranuar që ta pranojë këtë kërkesë, me arsyetimin se më parë duhet ti përfundojë mandati i plotë.

Duke regjistruar në këtë mënyrë një tjetër përlasje mazhorancë president. por raportet me Ministrinë e Jashtme janë të ftohta prej kohësh, dhe lidhen pikërisht me emërime ose shkarkime ambasadorësh.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, pak kohë më parë i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", pranoj se mes tij dhe Presidentit mungon prej kohësh komunikimi, madje kreu i shtetit ka refuzuar disa herë kërkesat për tu takuar dhe diskutuar .

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim