Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i është përgjigjur presidentit Bujar Nishani pas akuzave në drejtim të tij. Në një postim në rrjetin social Twitter , shefi i diplomacisë shqiptare është përgjigjur idhur me “fshehjen” e ftesave që vijnë në adresë të kreut të shtetit nga institucione e shoqata të ndryshme në botë.
Bushati thotë se këtë gjë nuk e kishte dëgjuar më parë, që një ministër i Jashtëm, nuk e linte presidentin e Republikës të dilte jashtë shtetit.
“Edhe një rekord tjetër. Hera e parë që dëgjojmë një kryetar shteti që ankohet për një ministër, duke pretenduar se nuk e lë me dalë jashtë!” shkruan Bushati në Twitter.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com