Partitë e  vogla jo parlamentare  në takimin e 12 të diskutimeve për reformën zgjedhore,  kanë shfaqur hapur pakënaqësitë ndaj partive të mëdha për zvarritjen  e punës për këtë çështje.

Madje për këtë situate kreu i PDK Zef Bushati  bëri përgjegjëse edhe OSBE ODHIR, institucion ndërkombëtar që  sipas tij në 26 vjet ka dhënë bekimin edhe për kodet zgjedhore në Shqipëri që tjetërsojnë vullnetin qytetar.

Partitë e vogla ngritën shqetësimin e tyre për politizim të komisioneve zgjedhore, ndërsa këmbëngulin për ndryshime konkrete në kod për listat e hapura.

Të pranishmit në këtë tryezë theksuan domosdoshmërinë e numërimit elektronik si një mundësi kjo që u siguron numërimin korrekt të votës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com