Bushati për CNN: Vendet e rajonit të
bëhen pjesë e koalicionit kundër ISIS

Bushati për CNN: Vendet e rajonit të<br />bëhen pjesë e koalicionit kundër ISIS
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një interviste për televizionin amerikan CNN u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit që të bëhen pjesë e koalicionit kundër ISIS.
 
“Në Shqipëri kemi një bashkëpunim dhe një bashkëjetese në paqe mes të krishterëve dhe myslimaneve. Të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e këtij koalicioni, duhet luftuar edhe në vendet e origjinës ku rekrutohen luftëtarët:”- tha Bushati.
 
Më tej Bushati foli edhe për mbështetjen konkrete të dhënë ndaj Iraku për të luftuar ISIS, duke u theksuar se kjo mbështetje ka ardhur si një vend anëtar i NATO-s dhe në bashkëpunim me SHBA.
 
“E kemi mbështetur IRAKUN me armatime edhe si një vend anëtar i NATO-s dhe në bashkëpunim me SHBA. Ky bashkëpunim edhe me agjencitë e inteligjencës ka qenë një test që të kontribuojmë në lidhje me këtë çështje globale.”- theksoi Bushati.

Intervista e plotë e ministrit Ditmir Bushati

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'