KROACI - Ministri Ditmir Bushati ka marrë pjesë në Forumin e përvitshëm kroat me temë “Integrimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor; Shteti i së Drejtës”. I ftuar në këtë forum nga homologia kroate, Vesna Pusiç, ministri Bushati në fjalën e tij u ndal mbi të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së, mbi sukseset e arritura në Ballkan nga koordinimi i politikave të BE-së dhe të SHBA-ve duke prodhuar stabilitet të vërtetë.
Ministri Bushati theksoi më tej se përtej paqes dhe stabilitetit, mbeten objektiva parësorë, orientimet e Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet tashmë të përqendrohen mbi mekanizmat e zhvillimit ekonomik dhe të ndërlidhjes së vendeve të rajonit midis tyre dhe me BE-në”.
“Përtej perspektivës, vendet e Ballkanit perëndimor, kanë nevojë për një qartësi gjeo-strategjike të BE-së, sidomos në një kohë kur periferia e Evropës sfidohet nga konflikte dhe sisteme politiko-ekonomike të pa-stabilizuara”, është shprehur Ministri Bushati.
Të pranishmit e tjerë, ministra dhe zyrtarë të lartë të rajonit, të BE-së dhe të vendeve anëtare, si dhe të ftuar nga SHBA, Federata Ruse, Kina dhe Japonia, diskutuan rreth sfidave që paraqet procesi i integrimit në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pjesëmarrësit sollën në takim eksperiencat e vendeve të tyre dhe folën për vështirësitë me të cilat ndeshen si vendet e rajonit, ashtu edhe Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare, duke theksuar nevojën e mbajtjes gjallë të politikës së zgjerimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com