Ministri i jashtëm Ditmir Bushati ka shfrytëzuar aktivitetin e fundvitit me fëmijët e ngujuar për të shigjetuar Drejtësinë shqiptare.
Sipas tij duhet të punohet shumë që qytetarët të kenë besim te institucionet dhe jo te vetëgjyqësia, gjë e cila sipas tij realizohet nëpërmjet zbatimit të Vettingut.
“Duhet të punohet me zbatimin e Reformës në Drejtësi që qytetarët të vendosin besimin tek institucionet e së drejtës dhe jo tek vetëgjyqësia. Prej zbatimit të ligjit të Vettingut ne do te kemi një besim më të madh të qytetarëve tek drejtësia ç’ka do të këtë një efekt edhe tek kjo kategori” u shpreh Bushati.
Nga ana tjetër drejtori i OSHEE Adrian Çela tha se kjo kompani ka punësuar disa prej grave të prekura nga fenomeni i gjakmarrjes. Fëmijët me probleme gjakmarrje kanë marrë dhurata të ndryshme duke qenë për një ditë në qendër të vemendjes së institucioneve.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com