"Shqipëria organizoi një proces zgjedhor të qetë, ku dita e votimit siç përshkruhet në raport, ishte krejt normale dhe vetë fushata elektorale u karakterizua nga një klimë zgjedhore pozitive dhe paqësore. Pjesëmarrje aktive e minoriteteve, promovimi në të gjitha nivelet i barazisë gjinore, programet edukative dhe informimi bënë këto zgjedhje më gjithëpërfshirëse, duke siguruar një hapësirë përfaqësimi të garantuar për të gjithë”- tha Bushati
Raporti tha Bushti gjatë një deklarate për mediat në kryeministri evidenton dhe mangësi të cilat do të shqyrtohen dhe përmisohen duke u shprehur se qeveria shqiptare është e gatshme për çdo bashkëpunimme ODIHR
Ja reagimi i plotë i ministrit të Jashtëm
Në emër të Qeverisë Shqiptare dëshiroj të falenderoj misionin e OSBE/ODIHR-it për bashkëpunimin dhe monitorimin e procesit zgjedhor të 21 qershorit 2015 në Shqipëri.
Shqipëria dëshmoi vullnet të plotë për të realizuar një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe nën transparencën e plotë të vëzhguesve ndërkombëtar ë, të cilët iu përgjigjën pozitivisht ftesës së qeverisë shqiptare për t’u angazhuar në monitorimin e zgjedhjeve vendore.
Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it evidenton përparimin në krahasim me proceset e mëparshme zgjedhore në vend, si dhe evidenton mangësi që mbeten për t’u adresuar.
Raporti evidenton qartë angazhimin e qeverisë shqiptare të konfirmuar nga Kryeministri për adresimin e plotë të këtyre rekomandimeve.
Shqipëria organizoi një proces zgjedhor të qetë, ku dita e votimit siç përshkruhet në raport, ishte krejt normale dhe vetë fushata elektorale u karakterizua nga një klimë zgjedhore pozitive dhe paqësore. Pjesëmarrje aktive e minoriteteve, promovimi në të gjitha nivelet i barazisë gjinore, programet edukative dhe informimi bënë këto zgjedhje më gjithëpërfshirëse, duke siguruar një hapësirë përfaqësimi të garantuar për të gjithë.
Përtej hapave dukshëm pozitiv bërë nga Shqipëria, evidentimi i mangësive që mbeten për t’u adresuar është për ne një udhërrëfyes për ato hapa që duhet të ndërmerren me synim konsolidimin e procesit zgjedhor në Shqipëri dhe praktikat më të mira dhe angazhimet e OSBE/ODIHR-it.
E vlerësojmë metodologjinë e Raportit, i cili përmban rekomandime specifike, për raste specifike, që do të na mundësojnë veprime për institucionet e administrimit zgjedhor në Shqipëri, partitë politike dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces. Në këtë kuadër, shprehim angazhimin konkret të qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët e institucionet zgjedhore në Shqipëri, në funksion të përmirësimit dhe konsolidimit të demokracisë, sikundër për të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjor ë që do të mundësojnë përmirësimin e mëtejshëm e procesit zgjedhor në vend.
Mirëpresim në këtë rast, gjithashtu, përfaqësinë e OSBE/ODIHR-it për të diskutuar në Tiranë më konkretisht se si mund t’i përkthejmë rekomandimet më specifikisht në një plan të qartë veprimi për të gjithë aktorët që përfshihen në procesin zgjedhor.
Qeveria Shqiptare shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë ata aktorë që me profesionalizmin e tyre kontribuuan në organizmin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke mundësuar shënimin e një hapi të rëndësishëm përpara në Shqipëri.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja,com)