Bushati: Serbia zyrtare të tërheqë
gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve

Bushati: Serbia zyrtare të tërheqë<br />gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve
TIRANE - Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë duken të tensionuara. Ministri i Punëve të Jatshme Ditmir Bushati nga foltorja e Kuvendit me një gjuhë të drejtëpërdrejtë dhe të qartë, i kërkoi Beogradit zyrtar të tërheqë çdo deklaratë urrejtjeje ndaj Shqipërisë.

“Dje kemi pasur një përshkallëzim nga ana e autoriteteve serbe, presidenti, kryeministri e ministri i jashtëm federata serbe, grupime të ndryshme gazetaresh, duke pasur një emërues të përbashkët, një gjuhë urrejtje ndaj Shqipërisë. 

Kemi konstatuar dhe kemi bërë me dije, presim distancim të autoriteteve serbe sa i përket akteve të provokimit dhe dhunës. Aktet që bien në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare. Kemi tentuar dhe vazhdojmë të themi fort se duam ta ndajmë sportin nga politika. Çka është e UEFA-s është e saj, e pastaj pjesa tjetër i përket Serbisë, respektimi i mikut, apo respektimi i himnit kombëtar. Hedhim poshtë dhe përbuzim çdo lloj iniciative që i bën shqiptarët si kërcënues”, tha Bushati. 

Me këtë deklaratë, kryedioplomati shqitpar i referohet reagimeve që dhanë Vucic, Daçiç, dhe Nikoliç, krerët e politikës serbe që me fjalët e tyre bënë fajtore Shqipërinë duke thënë se valëvitja e flamurit të “Shqipërisë së Madhe” mbi stadium, ishte një provokim i paramenduar.
 
Nga salla e parlamenti shqiptar, Bushati i bëri apel të gjithë shqiptarëve të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë të njëjtën mature që kobmëtarja jonë e ftubollit shfaqi në fushën e blertë serbe ndërsa u dhunua nga tifozët huliganë.

bushati

“Dua t’i bëj thirrje gjithë shqiptarëve , që kanë ndjekur sportin, kanë festuar në rrugët e disa qyteteve, dua t’i ftoj të demonstrojnë të njëjtën maturi si ekipi kombëtar”.


Ministri Bushati tha pala shqitpare kërkon hetim të plotë të incidentit.
 
“Të njëjtën gjë e kemi bërë në rrugë diplomatike, jo vetëm me autoritete atje por dhe autoritetet ndërkombëtare. E dyta që kërkojmë krahas distancimit është një hetim i plotë për çështjen. Kemi theksuar dhe vazhdojmë të theksojmë se sporti është një mundësi e mirë, një urë lidhëse e nuk duhet të këputet nga huliganizmi. Jemi të vendosur për të vazhduar me kursin tonë si vend anëtar i NATO-s që rrezaton siguri dhe nuk përbën kërcenim për askënd, që mbështet në parimet e fqinjësisë së mire. 

Doja të ritheksoja me këtë rast faktin që ne e kemi ndjekur problematikën e kësaj ndeshje, duke filluar me ndalimin e njerëzve që vinin nga Shqipëria. Kemi qenë në një situatë të paprecedentë ku ambasadori shqiptar ka qenë në kushte të pamundësimit të kryerjes së detyrës. Autoritete serbe kanë marrë pasaportat e njerëzve që shoqëronin Kombëtaren.  Ka qenë e pafalshme ajo që ndodhi në fillimin e ndeshjes, në himnin, djegia e flamurit të NATO-s e thirrjet për të vrarë shqiptarët. As tribuna Vip dhe trupi diplomatik, duke përfshirë dhe ambasadorin tonë atje nuk i kanë shpëtuar presionit psikologjik. E gjithë kjo situatë precipitoi duke sjellë dhunë dhe në dhomat e ndeshjes. Në mbyllje të ndeshjes dhe pas saj kemi vënë re një intensifikim të autoritetev serbe, e më pas të komunitetit ndërkombëtar duke na i dhënë fajin ne", tha ministri Bushati

Fino: UEFA të mos përdorë dy standard, vetëm se Shqipëria është vend i vogël!

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim