TIRANE-Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati ka pohuar zyrtarisht që ka pasur një ofertë nga SHBA për të organizuar në Shqipëri shkatërrimin e arsenalit kimik sirian. Por ai thotë se ende nuk është diskutuar në nivel teknik për këtë dhe as s’është vendosur. Asgjësimi i armëve siriane tashmë është bërë objekt diskutimit që po e ndjek nga pas diplomacinë dhe politikën shqiptare. SHBA i ka kërkuar Shqipërisë që të organizojë në tokën e saj shkatërrimin e arsenalit kimik sirian. Konfirmimin e parë zyrtar e bën ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për gazetën franceze “Le Monde” pas takimit që pati dy ditë më parë në Paris me homologun e tij francez, Laurent Fabius. “Por s’kemi marrë ende asnjë vendim deri më sot. S’kemi zbritur as në nivelin e diskutimeve teknike”, ka thënë Bushati.
Shqipëria po e studion ofertën me kujdes propozimi i të cilës është bërë javën e kaluar dhe detajet s’janë bërë ende të njohura. ‘Le Monde” sjell ndër mend se si shumë vende të tjera, të afruara për këtë qëllim nga SHBA kanë refuzuar sidomos Norvegjia. Shqipëria paraqet disa avantazhe, sidomos gjeografike, që e lehtësojnë një transport të mundshëm të stoqeve kimike në rrugë detare. E mbi të gjitha, Shqipëria disponon një eksperiencë të veçantë në fushën e neutralizimit të arsenalit kimik. Në 2007, Shqipëria është bërë vendi i parë që ka shkatërruar gjerësisht arsenalin e trashëguar nga regjimi i diktatorit komunist Enver Hoxha.
Stoqet e vetë Shqipërisë sipas “Le Monde” afërsisht 16 ton sidomos gaz iperik i vjetër duhet të jenë importuar në vitet ’70 nga një vend origjine i paspecifikuar. Ato u zbuluan më 2002 dhjetëra kilometra larg Tiranës, në mes të qindra mijëra banesave të ndërtuara në dekadat pararendëse në gjithë vendin. Shkatërrimi i stoqeve atëkohë u financua nga SHBA, me 35 milionë euro. Ishte Departamenti amerikan i Mbrojtjes që supervizoi këtë operacion. Gazeta franceze “Le Monde”, bën dhe një analizë të së shkuarës së Shqipërisë, si dhe situatës në ku gjendet qeveria e Ramës.
Për momentin qeveria shqiptare mbetet shumë e kujdesshme në shprehjen e saj. Ajo po përballet me një situatë komplekse. I ardhur në detyrë si kryeministër në 15 shtator pas fitores në zgjedhjet e qershorit, Rama do ruajë orientimin atlantik dhe proeuropian të vendit. Duke figuruar mes vendeve më të varfra të Europës, Shqipëria ka nevojë për mbështetje perëndimore. Por konsiderata të tjera hyjnë njëkohësisht në të njëjtën linjë për t’u marrë në konsideratë shpjegojnë e mungesën e një përgjigjjeje publike pas shumë ditësh ndaj kërkesës amerikane. Dy ditë pas marrjes së detyrës, Rama vendosi të ndalë importin e mbetjeve toksike, të rrezikshme ose jo, duke mbajtur angazhimin elektoral mbi një çështje me ndjeshmëri të lartë në vend. Gazeta “Le Monde” kujton reagimet e shoqatave mjedisore në Shqipëri e ngjarjen e Gërdecit, që provokoi 26 të vdekur.
“Le Monde”
“Në nëntor 2011, qeveria e djathtë e Sali Berishës kishte autorizuar importimin e 55 produkteve toksike, duke provokuar zemërimin e organizatave të mbrojtjes së mjedisit. Në anën e tyre u vendos dhe opozita e atëhereshme e drejtuar nga Rama. Sapo erdhi në pushtet, Rama anuloi importin e mbetjeve”.
Shkrimi u publikua sot (6.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com