Konsullata e Shqipërisë në Bari do të jetë në shërbim edhe të qytetarëve të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Pas Milanos, do të jetë Konsullata e Shqipërisë në Bari të Italisë së Jugut ajo që do t’iu shërbejë edhe shtetasve të Kosovës që jetojnë në Jugun e Italisë.
Nëpërmjet një postimi në facebook, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se partneriteti strategjik Shqipëri-Kosovë thellohet dita ditës.
Ministri Bushati deklaron se po vijon puna për të konkretizuar së shpejti Konsullatën e Përbashkët në Mynih, Gjermani!
Deklarata e plotë e ministrit Bushati
"Shqipëri-Kosovë konsullatë të përbashkët edhe në Bari!
Konsullata e Shqipërisë në Bari do të jetë në shërbim edhe të qytetarëve të Kosovës. Partneriteti strategjik Shqipëri-Kosovë thellohet dita ditës përmes veprimeve konkrete në zbatim të planit afat-mesëm të dakordësuar me kolegun e mikun tim Enver Hoxhaj. Faleminderit autoriteteve Italiane për disponibilitetin e dëshmuar.
Po vijojmë punën për të konkretizuar së shpejti Konsullatën e Përbashkët në Mynih, Gjermani!", shkruan Bushati në Facebook.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com