TIRANË - Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati është i bindur që Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat dhe sipas tij kjo është një meritë e të gjitha qeverive në Shqipëri.
Duke folur për A1 Report nga Luksemburgu ministri Bushati tha se, Hollanda nuk ka ende një vendim në lidhje me dhënien Shqipërisë të statusit të vendit kandidat.
I pyetur nga gazetarja, Joniada Koçi, Bushati tha se, vendet e BE-së e kanë vlerësuar luftën që po bën qeveria Rama ndaj krimit dhe korrupsionit.
“Belgjika dhe Luksemburgu kanë një qëndrim pro, Hollanda nuk ka një vendim ende. Gjatë ditës së sotme (dje) ka pasur një diskutim të gjatë dhe janë vlerësuar arritjet e Shqipërisë”, ka thënë për A1 Report, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Më poshtë intervista e Ditmir Bushatit për A1 Report:
Si u prit vizita juaj atje, në Hollandë zoti Bushati?
Kam pasur mundësi të takohem me përfaqësues të lartë të qeverisë hollandeze dhe luksemburgase sikundër me Komisionin e Politikës së Jashtme, të çështjeve Europiane në Hollandë, në parlamentin e këtij vendi dhe Luksemburgut. Javën që shkoi kisha mundësinë të takoja homologun tim belg që do të thotë se, me këtë vizitë jam përpjekur për të mbyllur apo mbuluar vendet e Beneluksit, që nëser (sot) do të kenë një takim konsultativ ku do të mblidhen së bashku me vendet e tjera anëtare të BE-së, për të përcaktuar qëndrimin që do të mbajnë në lidhje edhe me paketën e zgjerimit të propozuar nga Komisioni Europian dhe siç dihet për Shqipërinë, propozohet dhënia e statusit të vendit kandidat.
Si është atmosfera atje zoti Bushati, çfarë është ajo që ndjehet?
Në Luksemburg ka një qëndrim të qartë pro rekomandimit të Komisionit Europian, për ti akorduar Shqipërisë statusin e vendit kandidat, sikurse e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Belgjikën. Ndërsa kur vjen puna tek Hollanda ende nuk ka një vendimarrje të përcaktuar nga kjo e fundit. Edhe sot (dje) ka pasur një diskutim të gjatë dhe është jashtëzakonisht për tu vlerësuar qëndrimi i mbajtur nga ministri i Jashtëm Holandez, përpara deputetëve të Komisionit të Çështjeve Europiane në Parlamentin Hollandez, përsa i përket një realizmi me të cilin duhet të shikohet propozimi i KE-së, për ti dhënë statusin e vendit kandidat Shqipërisë.
Çfarë kanë kërkuar më shumë, përfaqësuesit e Hollandës dhe cili është insistimi i tyre për të marrë statusin?
Nuk është një çështje e cila ka të bëjë kryesisht me Shqipërinë dhe me rekomandimet e KE-së, pasi siç dihet Hollanda me të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së në këshillin e dhjetorit të 2012 ka mbështetur përqasjen e KE-së përsa i përket kushteve apo kritereve që duhet të plotësoheshin nga ana e Shqipërisë për tu akorduar statusi i vendit kandidat. Është më tepër një qëndrim reflektiv që partitë politike të caktuara në Hollandë kanë ndaj procesit të zgjerimit dhe mënyrën se si e shohin ata këtë proces. Nga ana tjetër jam i inkurajuar nga mbështetja që kam gjetur si në Parlamentin Holldandez edhe tek ata të Luksemburgut në lidhje me stadin e reformave dhe nismave që ka marrë qeveria jonë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. Procesi politik i ndodhur në zgjedhjet e 23 qershorit vlerësohet jashtëzakonisht shumë pozitivisht dhe perspektiva europiane e Shqipërisë nuk vendoset në pikëpyetje.
Çfarë sinjalesh të tjera, kemi nga dy vendet e tjera që janë konsideruar skeptike edhe pse ju keni dashur ta shmangni këtë fjalë pasi ju keni thënë që nuk i ndajmë vendet në skeptike dhe jo skeptike por i ndajmë në dy qëndrime, të atyre vendeve që janë të tërhequra dhe të atyre që janë më pro dhënies së statusit kandidat. Këtu e kam fjalën për Francën dhe Gjermaninë?
Besoj se edhe për këto dy vende, jemi duke komunikuar dhe punuar me këto shtete pasi janë kyçe në lidhje me peshën politike që kanë brenda rradhëve të BE. Jemi të inkurajuar nga mbështetja dhe pozitiviteti që këto dy vende e shohin procesin e reformave në Shqipëri dhe besoj se po i afrohemi momentit kur do të kemi një vendimarrje javës tjetër dhe kur do të kemi mundësinë që të shohim se cili do të jetë vendimi i të gjitha vendeve anëtarë apo ç’qasje individuale apo kolektive që do të kenë këto dy vende. Për momentin jemi të inkurajuar nga mbështetja që ka dhënë Gjermania dhe Franca proceseve në Shqipëri.
Zoti Bushati një pyetje të drejtpërdrejtë. A do ta marrim statusin e vendit kandidat?
Nuk ka pikëpyetje që Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat. E gjithë puna jonë është përqendruar tek data 17 dhjetor, tek rëndësia që ka për ne ky proces, procesi i reformave e kombinuar kjo me kohën sepse data 17 do të ishte është një mundësi e artë për të njohur përpjekjet që kanë bërë qeveritë shqiptare, për të njohur përpjekjet e procesit gjithëpërshirës që ka hedhur rrënjët në Shqipëri. E kam fjalën këtu për të njohur edhe përpjekjet dhe refomat që janë ndërmarrë nga qeveria e mëparshme dhe nga të gjitha qeveritë e tranzicionit në Shqipëri dhe jo vetëm qeveria jonë dhe për të hedhur hapin në mënyrë vendimtare drejt proceseve të mëtejshme që është procesi i nisjes së bisedimeve për anëtarësimin në BE. Çështja nuk shtrohet a do ta marrë Shqipëria statusin, por a do ta marrë Shqipëria statusin e vendit kandidat të martën e ardhshme (17 dhjetor 2013). Kur flasim për statusin e vendit kandidat ky do të ishte një moment politik i rëndësishëm për zhvillimet në vendin tonë dhe për zhvillimet që po përjeton rajonin ynë.
A jemi përgatitur ne për çdo lloj vendimi, pra për datën 17 nëse do të jetë një vendim negativ apo pozitiv. A jeni ju të gatshëm për çdo lloj vendimi që do të ndërmarrë Brukseli?
Nuk ka dyshim që Shqipëria nuk ka ndonjë alternativë B, kundrejt procesit të anëtarësimit Europian, pasi nuk është thjeshtë një objektiv i politikës së jashtme por mbarëkombëtar që ndahet nga të gjitha partitë politike në Shqipëri. Në këtë pikëpamje nuk jemi të përgatitur për skenare të cilat do të ishin suprizë sepse e thashë dhe herë tjetër se, çështja e statusit e perspektivës së Shqipërisë në BE, nuk vihet në pikëpyetje por e rëndësishme është afati. Do të ishte shumë mirë dhe ne po punojmë dhe do të vazhdojmë të të mbetemi në punë dhe shpresëplotë që të martën ti akordohet statusi i vendit kandidat. Në rast se kjo nuk do të ndodhë, në rast se vendet anëtare nuk do të jenë në një mëndje që Shqipërisë të mos i akordojnë statusin e vendit kandidat besoj se, procesi i reformave në Shqipëri do të vazhdojë. Kemi demonstruar gjatë këtyre viteve që reformat duam ti bëjmë dhe i bëjmë për të përmirësuar cilësinë e jetës në Shqipëri. Jemi votuar nga 1 milionë shqiptarë për të përmirësuar ekonominë, cilësinë e jetës, për të pasur një demokraci më funksionale për të pasur një mirëqënie më të mirë për popullin shqiptar. I bëjmë reformat për të ndërtuar atdheun tonë të përbashkët e jo thjeshtë për të kënaqur faktorin ndërkombëtar apo BE në fjalë.
Qeveria Rama ka 3 muaj që po punon. Në Hollandë si janë dukur reformat që ka bërë qeveria Rama. A kanë lënë përshtypje këto reforma?
Pika kryesore dhe më e besueshme e referimit për Hollandën dhe të gjitha anëtaret e BE-së është progres-raporti i KE dhe gjetjet e tij dhe qëndrimet e njëpasnjësshme që ka mbajtur komisioneri i zgjerimit në BE, duke iu referuar edhe fjalës së mbajtur së fundmi në PE, ku thekson qartë reformat pozitive që ka ndërmarrë qeveria jonë në fushën e sundimit të së drejtës dhe veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. E në këtë konteks, edhe Hollanda, Gjermania, Franca, vendet e Beneluksit dhe të gjitha vendet që unë kam vizituar kanë vlerësuar progresin dhe hapat që ka ndërmarrë Shqipëria dhe askush nuk ka pikëpyetje për ecurinë e reformave, për suksesin e tyre, perspektivën europiane të Shqipërisë dhe statusin e vendit kandidat të Shqipërisë që është një prej instrumenteve që përjetëson këtë prespektivë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com