Bushati sot përballë Daçiç, 'test'
diplomatik pas incidentit në Serbi

Bushati sot përballë Daçiç, 'test'<br />diplomatik pas incidentit në Serbi
TIRANE - Në takimin e ministrave të vendeve të Ballkanit që do të mbahet sot në Beograd do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. Lajmi për pjesëmarrjen e ministrit Bushati në Beograd, është konfirmuar nga agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency” nga burime zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, dhe pritet që ky i fundit të shoqërohet nga ministri tjetër i kabinetit qeveritar, ai i Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Ndërkohë Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka publikuar detaje rreth axhendës së mundshme të ministrit Ditmir Bushati në Beograd.

Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi ka konfirmuar se ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Fadil Ismajli dhe ai i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, do të marrin pjesë në konferencën e sotshme në Beograd.

Ministrat kosovarë do të jenë në këtë konferencë me të drejta të barabarta si të gjitha qeverive të shteteve tjera të Ballkanit.

Ky takim i ministrave të rajonit synon të jetë si një vazhdimësi e takimit të Berlinit të muajt gusht, ku u takuan kryeministrat e vendeve të Ballkanit me kancelarin Merkel më 28 gusht në Gjermani, cilësuar si Konferenca e Ballkanit.

Ndërkohë  sot ka qenë e planifikuar prej disa javësh më parë vizita e Kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, por që u shty për më 10 nëntor, e konfirmuar zyrtarisht edhe nga qeveria shqiptare.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?