Bushati: Strategjia e sigurisë ‘udhërrëfyes’
për institucionet dhe politikbërjes
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati paraqiti pikat kyçe të strategjisë së re të sigurisë kombëtare, duke e vlerësuar atë si një dokument të rëndësishëm që do të orientojë veprimtarinë e institucioneve.
TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati paraqiti pikat kyçe të strategjisë së re të sigurisë kombëtare, duke e vlerësuar atë si një dokument të rëndësishëm që do të orientojë veprimtarinë e institucioneve.
Gjatë seancës plenare në Kuvend ai prezantoi Projektligjin “Për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.
“Dokumenti, i drejtohet jo vetëm institucioneve shtetërore, por gjithë spektrit politik. Strategjia e re vazhdon me traditën më të mirë të eksperttizës ndërkombëtare dhe aleatë, pasqyron përgjigjet tona ndaj realititet të ri të sigurisë kombëtare, rajonale e globale. Ajo mbështetet në konceptimin strategjik të NATO-s dhe të organizmave ndërkombëtarë si
OSBE, ku Shqipëria aderon. Bazohet në reformë në të gjithë komponentët e sigurisë, jo thjesht një dokument politik. Mbështet siguri institucionale në fushën e sigurisë. Identifikon cështjet prioritare për politikbërjen, përqëndrohet tek parandalimi, përgatitja dhe përgjigja ndaj një spektri të gjerë kërcënimesh dhe rreziqesh. Ekspertiza ndërkombëtare na ndihmoi për një dokument të gjallë, të orientuar drejt veprimit, duke e konsideruar sigurinë e vendit si një proces që nuk mbyllet me votimin e strategjisë sot”, u shpreh ministri Bushati nga foltorja e Kuvendit për projektligjin “Për miratimin e strategjisë së sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë”.
Domosdoshmëritë strategjitke që do të orientojnë veprimtarinë e institucioneve
Përmirësimi i së drejtës dhe garnantimin e qeverisjes së mirë
Forcimi i institucioneve publike
Nxitja e zhvillimit të qendrueshëm ekonomik
Zhvillimi i një sistemi arsimor cilësor
Fuqizimi i sektorit të sigurisë dhe mbrojtjes
Forcimi i kohezionit shoqëror dhe identititetit kombëtar
Forcimi i rolit rajonal të Shqipërisë
Strategjia, vijoi Bushati “bazohet në dy shtylla, modernizimi dhe transparenca, duke u mundësuar llogaridhënia për sigurinë e vendit dhe shpenzimin e të ardhurave të taksapaguesve shqiptarë”.
“Në 10- vjeçarin e fundit vëmë re një trend në rritje të kërcënimeve konvencionale. Vendi sot përballet me një mjedis strategjik të ndryshëm me atë të 10 viteve më parë”, theksoi ministri Bushati.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.3%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 1571
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56