Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim dypalësh me Ministrin për Marrëdhëniet me Jashtë të Republikës së El Salvadorit, Hugo Roger Martínez Bonilla, i cili mori pjesë në Takimin e XXIX Ndërkombëtar të Popujve dhe Feve, me temë “Paqja është gjithmonë e mundur. Dialogu fetar dhe kulturor” (6-8 shtator 2015).
Ministri Bushati vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për intensifikimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen, kryesisht nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të të gjitha niveleve, si dhe krijimit adekuat të kuadrit ligjor.
Nga ana e tij, Bonilla shprehu vullnetin e palës së El Salvadorit për intensifikimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve në të ardhmen, veçanërisht në funksion të rritjes së bashkëpunimit në fusha me interes reciprok, të tilla si ajo ekonomike, tregtare etj.
Të dy Ministrat ranë dakord për nxitjen e bashkëpunimit edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare, sidomos në OKB dhe në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, në të cilin të dy vendet janë anëtare./ATSH/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com