BRUKSEL- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është takuar sot me homologët të vendeve anëtarë të NATO-s, ku mes të tjerash kanë folur edhe për marrëdhëniet aktuale të Aleancës me Ukrainën dhe Rusinë.
Në fjalën e tij, Bushati ka shprehur edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë kundër ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë. Gjithashtu ai ka dënuar referendumin në Krime dhe cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe hodhi poshtë çdo analogji mes Krimesë dhe Kosovës.
Sonte do të zhvillohet dhe një darkë pune e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, ku do të diskutohen pasojat e zhvillimeve në Ukrainë për bashkësinë ndërkombëtare dhe vetë Aleancën.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com