Bushati takim pune me Komisioneren e OSBE-së për Pakicat Kombëtare

Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim pune me Komisioneren e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Astrid Thors, e cila viziton vendin tonë për herë të parë.

Komisionerja e Lartë e OSBE-së për Pakicat Kombëtare shfaqi interesimin e saj për këndvështrimin e Shqipërisë mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe informoi për aktivitetin e Zyrës së saj në rajon si një mekanizëm për parandalimin e konflikteve etnike.

Ministri Bushati, nga ana e tij, e njohu znj. Thors me vullnetin e qeverisë shqiptare për të qenë një faktor konstruktiv në rajon si dhe për të dhënë kontributin e duhur në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vendet ku jetojnë, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ministri Bushati shprehu gatishmërinë e palës sonë për të bashkëpunuar me Zyrën e Komisioneres për një angazhimin efektiv  në mbikëqyrjen e zbatimit të parimeve të OSBE-së për pakicat kombëtare në të gjitha vendet e rajonit./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që e drejtonte (EMRI)