Bushati takime me homologët e
Turqisë, Izraelit e Azerbajxhanit
Gjatë takimit të 21të të Këshillit të Ministrave të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, që po organizohet në Bazel të Zvicrës, Ministri Bushati zhvilloi disa takime dypalëshe me Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë, Izraelit dhe Azerbajxhanit.Në takimin me Ministrin turk, Mevlüt Çavuşoğlu, u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe nivelet.
Gjatë takimit të 21të të Këshillit të Ministrave të shteteve pjesëmarrëse të
OSBE-së, që po organizohet në Bazel të Zvicrës, Ministri Bushati zhvilloi disa takime dypalëshe me Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë, Izraelit dhe Azerbajxhanit.Në takimin me Ministrin turk, Mevlüt Çavuşoğlu, u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në të gjitha fushat dhe nivelet.
Ministri Bushati shprehu kënaqësinë për dimensionin e ri që kanë marrëdhëniet mes dy vendeve, të bazuara në miqësinë dhe lidhjet tona tradicionale. Shqipëria dhe Turqia kanë thelluar bashkëpunimin në fusha të rëndësishme si politika e jashtme, bashkëpunimi ndërkombëtar, drejtësia, punët e brendshme, çështjet e sigurisë, mbrojtja, ekonomia dhe energjia. Përtej sektorëve tradicionalë, si infrastruktura dhe energjia, dy homologët shkëmbyen mendime mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe diskutuan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, turizmit, kulturës dhe arsimit.
Ministri Çavuşoğlu konfirmoi se do ti vizitojë Tiranën në muajt e parë të vitit 2015. Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Avigdor Liberman, fokusi i bisedimeve ishte agjenda e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri – Izrael.
Palët diskutuan për nivelin aktual të marrëdhënieve politike dhe impaktin e tyre në rritjen e investimeve të drejtpërdrejta izraelite në vendin tonë, programet e bashkëpunimit shkencor dhe akademik, shkëmbimet e ekspertizës në sektorë si energjetika, bujqësia, administrimi i ujërave, teknologjia e lartë etj. Ministri Bushati theksoi se qeveria shqiptare po merr masat e nevojshme për krijimin e një klime sa më të favorshme për investimet e huaja të drejtpërdrejta, si dhe paraqiti mundësi të reja të zgjerimit të kapitalit izraelit në Shqipëri.
Dy Ministrat shkëmbyen gjithashtu mendime mbi situatën në Ballkan dhe Evropën Juglindore, si dhe u ndalën në zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, duke veçuar ngjarjet e fundit në Siri dhe Irak. Në takimin me homologun e Republikës së Azerbajxhanit, Elmar Mammadyarov.
Ministri Bushati vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e qeverisë shqiptare për intensifikimin e dialogut politik përmes realizimit të vizitave të nivelit të lartë, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike, veçanërisht në sektorin e energjetikës dhe perspektivës që hapet me realizimin e projektit TAP.
Ministri Bushati theksoi se ky projekt ofron një shpërndarje më të ekuilibruar të energjisë dhe burimeve të saj në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu ai falënderoi qeverinë azere për mbështetjen e dhënë për TAP-in, si projekti me fizibël dhe me interes për vendin tonë dhe mbarë rajonin e Ballkanit.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15