NJU JORK- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati mori pjesë  në një takim me ministrat e Punëve të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Nju Jork për të diskutuar mbi një iniciativë të re të Malit të Zi të quajtur (Ëestern Balkan Six, Ballkani Perendimor Gjashtë). Gjatë diskutimit u pa e arsyeshme që të shihen të gjitha nismat rajonale ekzistuese dhe të shihet mundësia e zhvillimit të mëtejshëm të tyre, duke i bërë ato më gjithë përfshirëse dhe të hapura.

Ndërkohë që ministri Bushati ka marrë pjesë edhe në drekën e punës të Ministrave të Punëve të Jashtme të Kartës së Adriatikut dhe Kartës së Baltikut. Marrëveshja Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ka shërbyer më së miri si shembull në adresimin e cështjeve rajonale nëpërmjet intensifikimit të dialogut dhe raporteve dypalëshe.

Shkrimi u publikua sot (29.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)