Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Ditmir Bushati, ndodhet në New York në punimet e sesionit të 72-te të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së.
Ministri Bushati zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshme të
OSBE, Z. Thomas Greminger. Ministri Bushati e uroi Sekretarin e ri të Pergjithshëm të OSBE për detyrën dhe i ofroi gatishmërinë e Shqipërisë për ndihmë dhe bashkëpunim në arritjen e objektivave të organizatës.
Në takim u diskutua mbi situatën e sigurisë dhe cështje të tjera që preokupojnë hapësirën e OSBE-së dhe u pajtuan në nevojën e angazhimit edhe më të madh të Organizatës për adresimin e krizave, me synim shfrytëzimin e plotë të potencialit të saj për të forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin mes vendeve anëtare.
Ministri Bushati nënvizoi ecurinë e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe OSBE në mbështetje të reformave madhore në vend.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi situatën dhe zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit dhe vlerësuan rolin dhe kontributin e Shqipërisë në forcimin e paqës, sigurisë dhe ndërlidhjes në rajon.
Ministri Bushati theksoi nevojën e përfshirjes së plotë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrjedhat dhe zhvillimet mbarëevropiane. OBSE-ja, theksoi Bushati, duhet të jetë në gjendje të mundësojë që Kosova të bëhet gradualisht pjesë e forumeve të OSBE, duke filluar nga ato që trajtojnë zhvillimet në Kosovë.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Ditmir Bushati, pati gjithashtu një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui.
Ministri Bushati e përgëzoi homologun e tij për zhvillimet në Tunizi në rrugën e ndërtimit të demokracisë të një shoqërie të hapur. Tunizia, theksoi Bushati, është shëmbulli i suksesit të të ashtuquajturës Pranvera Arabe.
Ministrat ranë dakord për të shtuar kontaktet e shfrytëzuar më shumë mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Për këtë, Ministri Bushati e ftoi humologun e tij për një vizitë në Shqipëri.
Në përfundim të takimit, Ministrat nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat Diplomatike.
[gallery]23956[/gallery]
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15