Bushati takon Ahlin: Mbështetje
Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Bushati takon Ahlin: Mbështetje<br />Shqipërisë në rrugën drejt BE-së
TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit suedez Urban Ahlin, në kuadër të vizitës së tij në Tiranë

Gjatë takimit, Bushati dhe Ahlin vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, duke nënvizuar rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të tyre, me fokus të veçantë bashkëpunimin ekonomik.

Palët diskutuan rreth perspektivës së integrimit të Shqipërisë në BE, në veçanti për procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim, pas marrjes e statusit të vendit kandidat. Ministri Bushati vlerësoi rolin e rëndësishëm të Suedisë në procesin e zgjerimit si dhe mbështetjen e vazhdueshme të saj për marrjen e statusit të vendit kandidat. Më tej, Ministri Bushati u ndal në hapat konkretë të qeverisë për progresin e reformave në Shqipëri dhe angazhimin e saj për të vijuar me vendosmëri në rrugën e reformave dhe të integrimit. Nga ana e tij, Kryetari i Parlamentit suedez Ahlin, duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, siguroi Ministrin e Punëve të Jashtme për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ministri Bushati dhe Ahlin diskutuan mbi vijimësinë e procesit të Berlinit për të mundësuar një ndërlidhshmëri më të larte në rajon, nëpërmjet projekteve konkrete infrastrukturore që forcojnë bashkëpunimin rajonal. 

Duke vlerësuar rolin e Shqipërisë në rajon, Ahlin vlerësoi kryesinë shqiptare të SEECP-s si dhe miratimin e deklaratës së përbashkët mbi terrorizmin. 

Ditmir Bushati
Ditmir Bushati

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur