Bushati takon Ahmetin: "Ohri"
busulla e shtet-ndërtimit demokratik

Bushati takon Ahmetin: busulla e shtet-ndërtimit demokratik">
TIRANE - Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, priti dje në takim Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili ndodhet për një vizitë dyditore në Tiranë.

Gjatë takimit, palët ndanë pikëpamjet mbi situatën në rajon dhe zhvillimet më të fundit në Maqedoni, duke u ndalur në avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptareve në jetën politiko-institucionale dhe të rolit të tyre në politikën e Maqedonisë.

Ministri Bushati nënvizoi se Shqipëria mbështet integritetin dhe tërësinë territoriale të Maqedonisë, duke theksuar përkrahjen e vazhdueshme të vendit tonë për një Maqedoni anëtare në strukturat euroatlantike.

“Shqipëria e konsideron zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit si busullën orientuese të shtet-ndërtimit demokratik dhe të përshpejtimit të proceseve modernizuese për Maqedoninë”, u shpreh Ministri.  

Ai u ndal gjithashtu dhe në demonstratat e fundit në Shkup dhe, pasi vlerësoi se akte të tilla nuk i shërbejnë sigurisë dhe stabilitetit të Maqedonisë, vuri në dukje se çdo tendencë për t’i portretizuar shqiptarët si “terroristë islamikë”, jo vetëm nuk i zgjidh problemet, por  i shërben përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA