Bushati takon homologun grek: Me
mikun Kotzias për çështjet dypalëshe

Bushati takon homologun grek: Me<br />mikun Kotzias për çështjet dypalëshe
Pavarësisht tensioneve dhe shkëmbimit të deklaratave nga zyrtarët e Shqipërisë dhe Greqisë muajt e fundit, dy ministrat e Punëve të Jashtme shfaqen të relaksuar dhe buzëqeshur në një takim që kanë zhvilluar në punimet e OKB në SHBA.
 
Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka publikuar në Facebook foton duke drekuar me homologun grek Nikos Kotzias.
 
Bushati shkruan se me Kotzias ka diskutuar për cështje të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë.
 
Një shans i mirë për takimin pasues. Me mikun dhe kolegun Nikos Kotzias mbi disa çështje të bashkëpunimit të përbashkët” shkruan shefi i diplomacisë shqiptare. 

Fotoja është publikuar edhe nga ministrja e Jashtme greke, ndërsa shoqërohet me fjalët “Ministri i Jashtëm Nikos Kotzias drekë pune me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë”.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025