TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati priti ditën e sotme në një takim pune Komisioneren e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Astrid Thors. Kjo është dhe vizita e parë e Komisioneres Thors në vendin tonë, me synim informimin mbi punimet e zyrës që drejton dhe marrjen e garancive mbi çështjet ndëretnike.
Nga ana e saj, Komisonerja Astrid Thors, përveçëse informoi për aktivitetin që zhvillon Zyra e OSBE-së për Pakicat Kombëtare në rajon për parandalimin e konflikteve etnike, gjithashtu u ndal më konkretisht dhe për vendin tonë. Thors ka shfaqur interes dhe ka vlerësuar këndvështrimin e Shqipërisë mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme, Bushati shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të bashkëpunuar me Zyrën e Komisioneres për një angazhimin efektiv në mbikëqyrjen e zbatimit të parimeve të OSBE-së për pakicat kombëtare në të gjitha vendet e rajonit. Gjidhashtu Bushati e njohu znj. Thors me vullnetin e qeverisë shqiptare për të qenë një faktor konstruktiv në rajon si dhe për të dhënë kontributin e duhur në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në vendet ku jetojnë, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com