Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ka cilësuar ngjarjet e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ankara, Berlin dhe Zyrih si të kobshme.
Qëllimi i atentatit ndaj Ambasadorit Rus në Ankara, përsëritja, sipas të gjitha gjasave në Berlin, e aktit makabër të ndodhur më parë në Nice si dhe i sulmit para një xhamie në Zyrih, për ministrin e Jashtëm është të përhapin pasiguri. Sipas tij, terroristët duan të mbajnë gjallë psikozën e terrorit dhe kërcënimin ndaj normave të bashkëjetesës ndërkombëtare.
Duke ngushëlluar familjarët e viktimave, ministri Bushati është shprehur i vendosur për të vazhduar luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm pasi për të asnjë padrejtësi nuk mund të justifikojë vrasjen dhe terrorin.
“Jemi dëshmitarë të një Europe që vuan në një botë zeropolare. Por kjo situatë nuk duhet të na përkulë e as të na detyrojë të bëjmë kompromis me vlerat dhe objektivat tona” mbyll deklaratën e tij, ministri Bushati.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com