Në vijim të takimeve të mëparshme, Ministri Bushati do të takohet me komunitetin shqiptar që jeton në Greqi, roli dhe kontributi i të cilit është jetik në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Vizita u njoftua përmes zyrës së shtypit të Ministrisë së Jashtme, por më herët ishte kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i cili përmes një konference për shtyp i adresoi disa kërkesa ministrit Bushati, ku ndër to ishte diskutimi i çështjes çame dhe "porosia" për tu kthyer në atdhe si Ditmir dhe jo Dhimitër. Gjatë vizitës që ministri i Jashtëm grek pati pak kohë më parë në Tiranën zyrtare, ju drejtua me emrin "Dhimitër" homologut të tij shqiptar.