Bushati vizitë në Zagreb, Kroacia:
Mbështesim Shqipërinë drejt BE

Ministri i Jashtëm Bushati po zhvillon një vizitë në Kroaci, ndërsa ka nisur turin e takimeve me homologun Stier.
 
Ministri kroat vlerësoi angazhimet që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në përmbushjen e reformave kyç në vend duke u ndalur veçanërisht tek reforma në drejtësi, si dhe shprehu mbështetjen e qeverisë kroate për hedhjen e hapit të radhës, atë të çeljes së negociatave për anëtarësim.
 
Lidhur me zhvillimet e fundit në rajon, bashkëbiseduesit u shprehën se dy vendet kanë një peshë specifike dhe kontribut të vyer në forcimin e stabilitetit, sigurisë, konsolidimin e progresit demokratik të Ballkanit.
 
Ministri Bushati u prit në takime të veçanta nga kryeministri Andrej Plenković dhe Kryetari i Parlamentit, Božo Petrov.
 
Gjatë takimeve u diskutua mbi thellimin e miqësisë tradicionale mes dy vendeve tona, intensifikimin e shkëmbimeve tregtare, ndërlidhshmërinë në Europën Adriatike dhe zhvillimet më të fundit në rajon.
 
Palët evidentuan rolin e veçantë që kanë Shqipëria dhe Kroacia si vende anëtare të NATO-s dhe kontributin që japin në perspektivën euro-atlantike të vendeve të rajonit tonë.


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve