Ministri i Jashtëm gjerman pret Bushatin: Shqipëria partner i rëndësishëm! Vijoni me reformat, keni mbështetjen tonë të plotë!
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Gjermani ku zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm gjerman Haiko Maas.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati takim me Ministrin e Jashtëm gjerman Haiko Maas.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Gjermani ku zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm, gjerman Haiko Maas. Ministrat diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe kontributin e madh që Gjermania ka dhënë për Shqipërinë dhe perspektivën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër u ra dakord që axhenda të vijojë me intensitet të plotë.
Ministri Bushati falënderoi Gjermaninë për qëndrimin e qartë për sa i takon vendimmarrjes së fundit të BE-së.
Rruga jonë është e qartë për sa i përket 2019-s dhe 12 muajt e ardhshëm do t'i shfrytëzojmë maksimalisht duke punuar ngushtësisht me Komisionin Evropian për procesin “screening.
Ditmir Bushati
Ministri Maas nënvizoi se Shqipëria është një partner i rëndësishëm dhe spirancë stabiliteti. Duke vlerësuar reformat e ndërmarra nga Shqipëria si impresionuese dhe shembull për rajonin sa i takon reformës në drejtësi, ai shtoi se
Është vendimtare që kjo rrugë të vazhdojë.
Ndërsa u bëri thirrje aktorëve politik në vend të mbështesin këto reforma të rëndësishme për vitin 2019. Ministri Maas shprehu bindjen se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interesin e kësaj të fundit për të shmangur shtrirjen e ndikimit të forcave të treta në rajon.
Të dy ministrat u ndalën dhe tek siguria dhe klima me të cilin përballet Ballkani Perëndimor dhe roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti.
Për ministrin Bushati, klima e sigurisë në rajon do të vijë vetëm duke u përmirësuar për sa kohë që perspektiva evropiane e rajonit është e qartë dhe konkretizohet nga instrumente dhe veprime konkrete. Ministrat Bushati dhe Maas u ndalën dhe tek bashkëpunimi në kuadër të OSBE-së si dhe për shkollën e magjistraturës.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70%
-
Jo
26.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit
7 Janar, 20:42
-
VIDEO/ U tërhoq nga Kombëtarja, Klaus Gjasula befason me ekipin e ri
7 Janar, 16:12
-
Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani
7 Janar, 08:35
-
Dëmtohet vepra artistike për Palestinën, Muzeu gjerman: Veprim i motivuar politikisht, të hetohet
5 Janar, 12:36
-
Scholz kritikon komentet 'çoroditëse' të Muskut
4 Janar, 17:23
-
Gjermani/ Kafshët e kopshtit zoologjik hanë pemët e Krishtlindjes (VIDEO)
4 Janar, 14:04
-
Siri/ Me jelek anti-plumb, vizita e parë e zyrtarëve evropianë pas rënies së Assad, udhëheqësi sirian shtrëngon dorën me ministrin francez, por ministres gjermane i tund vetëm kokën (VIDEO)
3 Janar, 16:11
-
Elon Musk po planifikon një debat live në X me lideren e AfD-së në Gjermani përpara zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit
3 Janar, 15:43
-
Gjermani/ Shpërthim i fuqishëm para godinës së policisë në Berlin, 2 oficerë të plagosur
3 Janar, 08:38
-
Scholz thirrje për unitet në Vitin e Ri 2025: Emigrantët janë pjesë e suksesit të Gjermanisë
31 Dhjetor 2024, 10:45
-
Qeveria gjermane reagon pasi Elon Musk shprehu përkrahjen për AfD-në
30 Dhjetor 2024, 21:57
-
Gjermani/ Një aeroplan rrëzohet në aeroportin e Stuttgartit, 2 të plagosur
29 Dhjetor 2024, 20:48