Bushi për A1 Report: 2 efektivët në
gjendje të mirë, nuk kanë plumba

Bushi për A1 Report: 2 efektivët në<br />gjendje të mirë, nuk kanë plumba
TIRANË - Dy efektivët e plagosur dje në Lazarat, Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj janë në gjendje të mirë dhe asnjëri prej tyre nuk ka plumba. Këtë e ka konfirmuar Gjovalin Bushi, Drejtor i Spitalit të Traumës në një intervistë për A1 Report. Ai tha se dy të plagosurit janë në gjendje të mirë shëndetësore edhe pse psikologjikisht janë të tronditur nga ajo që kaluan.  
 
“Janë në gjendje të mirë nuk kanë pasur shqetësime gjatë natës. Perlati mund të largohet në shtëpi me shërbim ambulator. 
Nuk ka plumba asnjëri nga të plagosuri. Perlati ka dëmtim në kokë. Dyshohet nga skafandra.
Jetmiri ka mbeturina të llamarinave. Janë në gjendje të mirë shëndeotërë, por kuptohet që kanë edhe një tronditje të rëndë psikologjike nga ajo që kaluan
”, - tha Bushi.
 
Dy efektivët e forcave RENEA, të cilët mbetën të plagosur gjatë aksionit të djeshëm në Lazarat për kapien e grupit të armatosur që ndodhej në fshat,  u sollën me helikopter në Spitalin e Traumës pasi gjendja e tyre shëndetësore ishte shumë e rëndë. Nga ky operacion humbi jetën kolegu i tyre, Ibrahim Basha i cili ndodhej në të njëjtën makinë me dy të plagosurit, kur u godit me plumb në kokë nga persona brenda fshatit të Lazaratit.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”