Me këngë, valle, ushqime tradicionale dhe bukuritë e natyrës Bushtrica mirëpriti për të tretin vit radhazi festën e “Ditës së Bjeshkëve” .
Banorë të zonës të larguar prej vitesh por edhe aventurierë të natyrës dhe turistë të huaj iu bashkuan Festës së Bjeshkëve në Bushtricë të Kukësit, e cila synon ta kthejë këtë park në një destinacion kryesor të turizmit malor.
“Kemi zgjedhur për të ardh këtu, pasi është një perlë e natyrës. Jemi një grup privat që kryejmë ngjitje në mal me makina të tilla, që dalim dhe shëtisim në të gjitha vendet e Shqipërisë dhe na pëlqen kjo zona këtu”
“Nëpërmjet kësaj Bjeshke jemi rritur ne, mblidhnim lule, dilnim me blegtori duke ruajtur bagëtinë. Kho është pasuria që kemi trashëguar nga të parët tanë”.
“Unë zgjodha Shqipërinë, pasi kam ndërmend të vizitoj të gjithë vendet e Ballkanit. Kukësi është një qytet i mrekullueshëm. Jam shumë i nderuar të jem pjesë e këtij festivali.
Për kreun e Bashkisë Kukës Safet Gjici evente të tilla janë një mundësi e mirë për promovimin e kulturës, turizmit malor dhe produkteve blegtorale bio të zonës.
“Qëllimi i këtij eventi është të provojmë traditën kulturën, por edhe historinë.”
“Dita e Bjeshkëve” është kthyer në një festë tradicionale të përvitshme në Bushtricë të Kukësit, e cila çdo vit e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve vendas e të huaj për bukuritë e turizmit malor që ofron.
O zot,per cfar turizmi flasin,kush pervec ca aventuriereve qe sduan te pushojne,mendon se vjen ne shqiperi?
Përgjigju