Në qytetin e Kuçovë është vendosur një bust në nderim të togerit Donald Hoxha, i cili humbi jetën nga rrëzimi i avionit në ujrat e Liqenit të Shkodrës, në prill të këtij viti.
Të pranishëm në ceremoni ishin prezentë ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe familjarë të të ndjerit.
Hoxha humbi jetën së bashku me një tjetër ushtarak të Forcave të Armatosura, kapitenin Florian Deliaj. Të dy ushtarakët janë shpallur ‘’Dëshmorët e Atheut’’ nga Komisioni Shtetëror për Dëshmorët.
Togeri Donald Hoxha u lind me 17.06.1988 në Berat. Kreu Akademinë e Aviacionit të Pozzuolit në Napoli, Itali ku e përfundoi me sukses në vitin 2011 dhe u certifikua si pilot.
Pas shkollimit, u emërua si pilot në Forcën Ajrore dhe më pas në Bazën Ajrore të Farkës ku dhe shërbeu nga viti 2012 me profesionalizëm e devotshmëri.
Detyra e fundit e toger Hoxhës ishte “pilot (SAR)” në Grupin e Helikopterëve në Bazën Ajrore të Farkës.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com