PRISHTINE - Prishtina do të ketë shumë shpejt edhe një bust të një heroi kombëtar shqiptar, atë të Ismail Qemalit. Kjo u bë e ditur nga vetë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ahmeti ka paralajmëruar se bëhet fjalë për bustin e Ismail Qemalit e cila është gati për t’u vendosur në Prishtinë. Ndonëse vendi ku do të vendoset ky bust nuk është treguar, Shpend Ahmeti ka shkruar se kjo është pjesa e parë e bashkëpunimit Prishtinë – Vlorë. Kjo pasi ai ka theksuar se pas kësaj do të lartësohet edhe busti i Hasan Prishtinës në Vlorë.
“Pjesa e parë e bashkëpunimit Prishtinë - Vlorë drejt realizimit. Ismail Qemali së pari vjen në Prishtinë e pastaj edhe Hasan Prishtina së shpejti në Vlorë”, ka shkruar Ahmeti, në Facebook.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com