Butragueno: Reali i trajnerit Mourinhos, ndoshta më i miri në histori

Butragueno: Reali i trajnerit Mourinhos, ndoshta më i miri në histori
Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragenjo beson se portugezi Zhoze Murinjo ka skuadrën më të mirë të historisë së futbollit madrilen.

“Aktualisht Reali ka ndoshta skuadrën më të mirë të historisë së vet. Mund të përmend një shembull: Gonzalo Huguain javët e fundit nuk ka luajtur rregullisht, por mbetet ndër më të mirët në botë. Është kthyer Benzema dhe shënon gola. Murinjo ka një shans të madh, pasi ka në dispozicion lojtarë të nivelit më të lartë”, ka vlerësuar Butragenjo.

“Mourinjo është një specialist për motivim. Skuadra e tij luan me intensitet të madh dhe nivel të lartë të përqendrimit, duke u shfaqur me cilësitë më të mira individuale. Shifrat flasin vetë, është me të vërtetë e mahnitshme. Të gjithë këto detaje së bashku kanë sjellë diferencën e madhe në kampionat me Barcelonën”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atl. Madrid shënon në limite dhe kërcënon Realin, Alvarez i nderon me tri pikë! Fiton Villarreal

VIDEO/ Atl. Madrid shënon në limite dhe kërcënon Realin, Alvarez i nderon me tri pikë! Fiton Villarreal