Butrint, Report TV bën matjet,
ja si kompania HAKO shkel lejen

Në kantierin e ndërtimit, është vetëm një roje, pasi punimet janë pezulluar. Materialet e ndërtimit, ndër të cilat çimento, tulla, zhavorr e hekur janë grumbulluar brenda godinës ekzistuese.

Ambienti përbëhet nga godina ekzistuese dhe dy pasarela që shërbejnë si verandë përpara dhe në të djathtë të objektit. Ministria ka dhënë një leje për ndërtim 116 metër katrorë. Por sa po ndërtohet realisht? Ne i matëm të tre pjesët e objektit. Godina ekzistuese ka një sipërfaqe prej 64 metrash katrorë, siç rezulton dhe nga procesverbali i prokurorisë së rrethit Sarandë.

Veranda përpara ndërtesës ka përmasa 21 me 6.1 metra dhe sipërfaqe 128 metra katrorë. Veranda tjetër, ajo në të djathtë ka përmasa 15 me 4.8 metra, pra, me sipërfaqe 72 metër katrorë. Sipërfaqja e përbashkët e ndërtimit është 264 metër katrorë, ose 148 metra më shumë se sa leja e dhënë. Report TV e pyeti ministren Mirela Kumbaro se a ishte tejkaluar apo jo sipërfaqja, pasi ministria mbikëqyr punimet, duke i cituar edhe raportin e prokurorisë që flet për 221 metra. Kumbaro tha se nuk e njihte raportin dhe se nuk e kishte parë asnjëherë atë, por këmbënguli se ndërtesa ka sipërfaqe prej 116 metrash katrorë.

"Kjo ishte ideja pse menduam të përdorim këtë objekt  me të njëjtën sipërfaqe, pa ndërtuar, pa shtuar asnjë kat, pa e zgjeruar"-shprehet ministrja Kumbaro.

Ky tejkalim i sipërfaqes, përbën jo vetëm shkelje e kontratës së qerasë, por vendos në shkelje edhe ministrinë, pasi sipas VKM-së, me qira mund të jepen vetëm objekte nën 200 metra katrorë, ndërsa mbi këtë sipërfaqe, siç rezulton edhe në praktikë, konkursi duhet bërë përmes një tenderimi.Por si po ndërtohet dhe çfarë përgjigjeje ka ministrja Kumbaro për betonin e hedhur?

"Nëse nesër, pas 10 vjetësh, mbas një muaj ka një interes për këtë truall që të gërmohej për studime arkeologjike, e gjithë kjo paloset, zhvendoset po kështu është parashikuar të hiqet dhe pllaka e betonit, aq sa është, hiqet elementi i xhamit dhe rikthehet në  gjendjen e mëparshme"-thotë ajo.

Nga e gjithë kjo procedurë e debatueshme, pjesa që ngel ende e pazbardhur është kontrata mes Ministrisë së Kulturës dhe kompanisë së Sallameve Hako, kontratë për të cilën, ministrja kumbaro thotë se ka elementë konfidencialë dhe nuk mund të publikohet pa u konsultuar me juristët.Po cila është marrëdhënia e ministres Kumbaro me kompaninë Hako?

"E vlerësojnë juristët se cilët elementë, ose asnjë elementë i asaj kontrate bëjnë pjesë tek elementët e konfidencialitetit. Janë ekspertët që kanë përgatitur të gjithë  elementët e detajeve të kontratës"-komenton ministrja për çështjen juridike të lejes së ndërtimit.

Nga Janari deri tani, a jeni takuar ju personalisht me përfaqësuesit e kompanisë Hako për të negociuar këtë kontratë?

-Jo asnjëherë nuk e jam takuar, s’kam pse takohem me ta- pwrfundon ministrja e Kulturws  Mirela Kumbaro

[gallery]24311[/gallery]

n.m/dy.b/shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve