Butrint, zbulohet Portiku
i Forumit Romak

Butrint, zbulohet Portiku<br />i Forumit Romak
SARANDE- Në Qytetin Antik të Butrintit, në Jug të Shqipërisë po dalin në dritë zbulime të reja.

Misioni i fundit arkeologjik shqiptaro amerikan gjatë gërmimeve të këtyre ditëve ka nxjerrë në dritë Portikun e Forumit Romak, një prej ndërtimeve më të rëndësishme të periudhës romake. Sipas arkeologëve, godina të përmasave të mëdha, kolona të larta, dhe një dysheme me pllaka guri të latuar pritet të përfshihen shumë shpejt në një itinerar të ri për mijëra vizitorët.

Gjatë gërmimeve, dalja e ujit ka krijuar herë pas herë probleme për studiuesit por arkeologët thonë se brenda këtij muaji pritet ta përmbyllin me sukses misionin. Studentë nga Universiteti i Notredamit në Shtetet e Bashkuara dhe studentë shqiptarë janë përfshirë në këto gërmime për të shkëmbyer vlerat studimore dhe kërkimore.

Arkeologët vlerësojnë se me gërmimet e reja hidhet dritë edhe mbi periudha të tjera në Butrint përmes gjetjeve të shumta arkeologjike. Në Qytetin Antik të Butrintit, në Jug të Shqipërisë po dalin në dritë zbulime të reja.

Marre nga Voa
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’