Butrinti 'nuk braktiset', turistë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Polonia

Qyteti antik i Butrintit ndryshe nga sajtet e tjera arkeologjike që janë krejtësisht të boshatisura, po pret disa turistë. Ata janë kryesisht shqiptarë të Kosovës, por edhe turistë nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria e Polonia. Fluksi më i lartë shënohet në fundjavë, thotë drejtori Erlind Sulo.

"Kemi shqiptarët e Kosovës që dynden në fundjavë dhe Butrinti është një nga atraksioni që ata e kanë përzemërt. Duke parë fluksi po rritet, ministria e kulturës ka lancuar nismën e diela falas. Të dielën e kaluar u shënua numri më i lartë që par pandemisë me 1100 vizitorë", tha Drejtori i Parkut Kombëtar Butrint, Erlind Sulo.

Turistët kryesorë të Butrintit janë shqiptarët e Kosovës, maqedonasit, bullgarët e polakët.

"Situata në parkun e Butrintit është premtuese. Kanë ardhur vizitorë me kombësi të ndryshme por kryesisht nga Ballkani dhe Europa Lindore", theksoi Sulo.

Ndryshe nga drejtori i qytetit antik, një taksist shprehet se puna ka rënë. 

"Sot rruga e parë që kam bërë nga Ksamili në Butrint. Vjet ishte shumë mirë s'ka lidhje me këtë vit", u shpreh taksisti.

Butrinti u shpall qytet muze më qershor 1961 dhe është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit. Ai mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj