Anëtari i Bordit të UNESCOS, Auron Tare, i ftuar në  emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga ka folur rreth skandalit të ndërtimit në Butrint, që ditë më parë ku Report TV ka denoncuar një rast ndërtimi brenda parkut Arkeologjik të Butrintit.

Kjo ishte një tematikë, e cila rrëmbeu vëmendjen e shumë medieve dhe padyshim u bë një nga temat më të diskutueshme.Tare ka theksuar se një veprim i tillë ne këtë park do të shërbente si një precedent i rrëzikshëm për monumentet e mbrojtura dhe kjo çon në shkatërrimin e  pasurive kombëtare, që janë të mbrojtura  nga UNESCO.

I pyetur se çfarë qëndrimi mban UNESCO nëse situata tensionohet, Tare thekson se nëse ndodh  një gjë e tillë, merret vendimi për të hequr statusin si zonë e mbrojtur nga ky institucion.

“Butrinti është futur në UNESCO në vitin 1992, kjo u bë nga një plan menaxhimi në një bashkëpunim  shumë të suksesshme. Pse qytetet tona kanë ndryshuar në një pikë jo të mirë gjatë këtyre viteve. Kjo ka ndodhur pasi nuk ka pasur një plan manaxhimi”-thotë  Auron Tare

Intervista e anëtarit të Bordit të UNESCOS, Auron Tare

Në mungesë të këtij plani të menaxhimit që po thoni ju, kjo të lejon të bëhet çdo gjë?

Ka ndodhur se  disa pika të rëndësishme janë përpjekur që të kenë  dhe ta marrin për vete.Komunitetet përqark qendrës së zonave të mbrojtura duhet të përfitojnë në këtë drejtim. Kjo është një nga pikat që e  ka përparësi  UNESCO. Kur kam ikur unë kanë qenë 33 familje që jetoni me këtë, por aktualisht.

Kjo që po ndodh tani zoti Tare, kompania private  do të përfitojë nga ky ndërtim ?

Nëse një kompani shqiptare kërkon të ndihmojë Butrintin kjo është mrekulli,  por kjo e tanishmje nuk është një qasje e denjë për Butrintin. Në eksperiencën time nuk kam parë që vijnë turistët  për të ngrënë. Kryesisht vizitorët shkojnë o në mëngjes ose në mesditë. Kjo nuk ka asnjë lloj sensi. Jashtë zonës plani i menaxhimit mund të lejojë që të jepen këto shërbime.

Pse nuk është ende në fuqi ky plan që e keni lënë ju?

Gjërat evulojnë, në kohët time kam lënë 50 mijë turistë, ndërsa tani ka shkuar në 200 mijë.Hyrja e shumë vizitorëve është një problem për parkun e Butrintin. Unë shkoj shpesh në Butrint, gjatë verës nuk ke ku të parkosh më, kemi përcaktuar dhe si do të jenë pagesat dhe vendet ku do të qendrojnë autobuzët.  Eksperienca jote që shkon në Butrint, që kanë parë dhe jetuar figura historike, por me një numër më të vogël se është e pamundur kjo që ndodh edhe në sensin e menaxhimit të parkut. Një pikëpamje e tillë e dëmton parkun, duhet një përzgjedhje dhe një menaxhim i denjë.

Kjo është një vlerë parimore në të gjithë vendet e tjera që  menaxhohen edhe numri i turistëve?

Padiskutim, kjo është një mundësi dhe një alternativë që na japin  vendet perëndimore. Dhe një mundësi  që ne duhet ta marrin si model, sepse vlen shumë në pjesën e menaxhimit të parkut, por i jep dhe garanci parkun.Nëse bie zjarr, Butrinti shkrumbohet për gjysmë ore.Sot Butrinti duhet të ketë në arkën e vetë 1 milion euro.

Por si ka mundësi që ka ndodhur kjo ?

Kështu është, fatkeqësisht!

Këto që po ndodhin , ministrja u shpreh se nuk e ka patur të nevojshme një leje nga UNESCO?

Shtetet anëtare duhet të përcaktojnë planin e menaxhimit, pasi nuk UNESCO nuk është një edukatore kopshti për të të sqaruar për gjithçka. Çështja e menaxhimit është imediate, ndërsa ka porositur se Shqipëria duhet ta bëjë urgjent këtë pjesë.  Arkeologët po të thonë se aty kemi të bëjmë më  një zonë, e cila është  e pasur me materiale arkeologjike.

Ajo zonë aty zoti Tare, a ka qenë kafene apo diçka tjetër?

Jo nuk ka qenë asnjëhërë kjo pjesë kafene, aty jetonte Qerimi,  jetonte aty dhe kishte dhe ca  krerë lopë, më pas u zhvendos në Sarandë. Më vonë u bë depo, po arkat me gjetje arkeologjike ku do t'i çojnë, sepse arkeologët  mund ti kthehen serish studimit.

Çfarë reagimi ka UNESCO për këtë cështje?

Pala shqiptare ka detyrim të raportojë çdo dy vjet për statusin dhe çështjen. Nuk ka detyrim ligjor që të pyes për gjithçka UNESCON, por natyrisht kjo që ka ndodhur është shumë e rëndë.

A duhet që kjo kontratë të zbardhet që është bërë?

Unë nuk do të doja të them asgjeë për këtë pjesë, pasi është  një cështje ligjore dhe unë nuk jam jurist. Pjesa private, nëse kanë kërkuar të bëjnë biznes  brenda butrintit, unë nuk jam me këtë. Kjo përcaktohet sipas statusit të menaxhimit dhe palët duhet  rënë dakord.

Është hapur një precedent  i tillë?

Padiskutim kjo është një shkas, e cila krijon një terren të rrëshqitshëm. Vjen një kompani dhe thotë ma jep një vend të mbrojtur  për ta bërë hotel, mund të ndodh dhe kjo. Nuk mund të bësh hotele, sepse eklipson vlerat e përgjithshme të secilës zonë.

Në pikëpamjen tuaj Kryeministri Rama  ka patur një  informacion të tillë?

Unë besoj se nuk ka patur pasi vetë zoti Rama ka qenë një mbështetës  i Parkut Kombëtar të Butrintit

Çfarë ndodh me UNESCON nëse  acarohet situata?

UNESCO të heq statusin, kjo ka ndodhur në disa vende, ajo nuk e heq nëse e kërkon Auron Tare, para se të shtrohej ajo gjë atje, duhet të bëhej kërkimi nëse kjo zonë është me vlera të tilla

Pse nuk gërmohet sot në parqet arkeologjike?

Ska vullnet dhe padyshim mungon dëshira, fondet aty janë dhe mund të përdoren në çdo moment. Unë po ta drejtoja këtë institucion, do të sillja universitete nga Amerika që të merreshim me gërmimet, të tilla institucione qajnë për këtë pasuri, por nuk e kanë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com