Butrinti, Zhupa: Qëllimi fitimi, s’kanë aprovim nga UNESCO! Ministrja e Kulturës: Jemi konsultuar me ekspertë shqiptarë, s’është koncesion

 

Deputetja e PD, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në parlament akuzoi ministrin e Kulturës lidhur me koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit siç e quajti ajo. Zhupa shtoi se lidhur me këtë projekt nuk kanë marrë mendimin nga asnjë arkeolog, ndërsa nuk kanë as aprovim nga UNESCO.

“Kam pasur mundësinë të takoja dhe të bisedoja me arkeologët më të mirë në vend për çështjen e koncesionit të Butrintit. Koncesioni që diskutohet këtë dy javë në parlament dhe i njohur për publikun është një nga skandalet që pritet të kalojë në kuvend kjo qeveri. Nëse e keni parë ndonjëherë nga afër këtë plan nga i njëjti fondacion, shihet qartë që s’ka të bëjë me interesin publik dhe trashëgimin kulturor, por vetëm me fitimin ekonomik nga kjo pasuri kombëtare. Asnjë arkeolog me kompetencë, nuk është pyetur. Asnjë ekspert i mirëfilltë nuk është në listën që kanë vënë në planin e Butrintin. 

Ky është bërë me një fondacion privat për të krijuar një fondacion tjetër privat për të menaxhuar Butrintit. Ministria e Kulturës është pjesë e bordit, që do të ketë dhe votën.  2,1 milionë dollarë ndodhen për momentin, të mjaftueshme për të bërë menaxhimin, por ju thoni që duhet 7 milionë. S’na ka ardhur asnjë paragraf nga UNESCO, ndërkohë që dokumentet kryesore duhet të ishte mendimi i UNESCOS për çdo investim që do të bëhet aty.”, u shpreh ajo.

Menjëherë për replikë është çuar ministrja e Kulturës, Elva Margariti ku theksoi  se ky nuk është një koncesion, por një formë administrimi të një pasurie kulturore.

"Janë përfshirë ekspertët shqiptarë është fakt! Janë konsultuar. Janë mbi 80 ekspertë shqiptarë. Ministria i drejtohet institucionit të Arkeologjisë, kemi marrë mendim për planin në 13 qershor 2019, në korrik instituti ka depozituar të gjitha sugjerime. Janë zhvilluar 3 dëgjesa publike dhe ka pasur prezencë të arkeologëve. 

Në prill 2020 është diskutuar në trashëgimin kulturore, ku edhe aty kemi profesor të nderuar që i kishim në komisionin e ekonomisë. Ky plan është miratuar me VKM në 22 korrik 2020. Është një plan zyrtarisht i konsultoheshim që në 3 gusht në fletoren zyrtare.

Kemi parë më larg se thjesht një studimi shkencor, por edhe poleve të tjera përreth Butrint sepse s’kanë pasur mbështetjen e duhur. Ne atë që po bëjmë është të krijojmë ura të shëndosha me institucion e arkeologjisë dhe me partnerë. Këto informacione duhet të merren dhe të lexohen. Boll me më fjalën koncesion, kaq duhet ta kishin kuptuar, kjo është një formë administrimi dhe menaxhimi indirekt nuk është gjetje e qeverisë, por është një mënyrë për të menaxhuar një pasuri kulturore. Nuk është një histori shqiptare, por histori e vjetër. Kur ta gjeni në Butrintin tuaj, do të jeni edhe ju krenarë.", u shpreh ajo. 


Lajmi kryesor:

Vetëvrasja e Ilvi Metës, Duma në Kuvend i kërkon ministrit dorëheqjen! Çuçi: Gjithçka e filmuar! Spiropali-Berishës: Përqesh SPAK se s'i dëgjon ulërimat e të vrarëve të tu


J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania

'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania