Buxheti 2012, seancë maratonë
Të hënën, diskutimi nen për nen

Buxheti 2012, seancë maratonë<br />Të hënën, diskutimi nen për nen
TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë nuk u mblodh sot në seancë plenare sikundër ndodh çdo ditë të enjte.
Diskutimi i pritshëm për shumë orë nen për nen i projektbuxhetit 2012 duket se ka qenë arsyeja e mungesës së deputetëve në sallën e legjislativit.
Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli u mblodh sot Konferenca e Kryetareve, ku të pranishëm ishin dy nënkryetarët e Kuvendit, përfaqësuesit e Grupeve Parlamentare, si dhe Kryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare.
Sipas njoftimit për shtyp në faqen zyrtare të Kuvendit, gjatë mbledhjes, Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi programin e punës si dhe kalendarin e punimeve.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca e radhës plenare të mbahet ditën e hënë dt. 5.12.2011, dhe t'i nisë punimet në orën 9:00.
Kësisoj, konfirmohet se të hënën deputetët do të nisin seancën maratonë të diskutimit për çdo nen pasi më herët kanë votuar në parim projektin financiar të qeverisë për vitin e ardhshëm.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën