Buxheti 2013, flasin Xhepa, Ahmetaj,
Kadeli e Shehu: Qeveria ka dy variante

Buxheti 2013, flasin Xhepa, Ahmetaj, <br />Kadeli e Shehu: Qeveria ka dy variante
Fakti i vonesës së hartimit dhe shqyrtimit të buxhetit vjetor për vitin e ardhshëm në kuvend duket se nuk është vetëm një shq¬etësim që ngrihet nga deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ekonomisë, por dhe nga vetë deputetët e shumicës parlamentare në këtë komision. Duke qenë se ky është komisioni përgjegjës për shqy¬rtimin dhe miratimin e buxhetit vjetor që do të përgatitet nga ana e qeverisë, deputetët e djathtë shprehen lidhur me vonesën e hartimit dhe shyrtimit të të këtij buxheti, i cili pritet që të debatohet në Kuvend. Në prononcime për gazetën Shqip¬tarja.com nuk mungojnë as kritikat dhe as fakte të reja lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për mundësinë e dy varianteve të këtij buxheti, por ende nuk është thënë gjë nga ana e ministrive përgjegjëse përveç faktit që është ende duke u hartuar ky buxhet. Ndërkohë pritet që në fillim të muajit dhjetor qeveria do të depozitojë në Kuvend draftin e buxhetit vjetor, çka do të sjellë dhe diskutime në komisonet parlamentare dhe më pas miratimin e tij në seancën plenare.

SELAMI XHEPA:
Në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com deputeti dhe njëherësh anëtari i Partisë Demokratike në Komisionin e Ekonomisë, Selami Xhepa shpreh shqetësimet për vonesën e buxhetit vjetor madje ai thekson se është e pashpjegueshme deri tani nga ana e qeverisë se pse kjo çëshjte ka mbetur në hije. Ai ngre si një arsye të kësaj vonese edhe mundësinë e debateve të brendshme që mund të jenë në qeveri lidhur me buxhetin e ri. "Është detyrim ligjor i qeverisë që të hartojë sa më shpejt buxhetin vjetor për vitin e ardhshëm. Nuk e kuptoj faktin se kjo çështje ka mbetur në hije. Unë di që është duke u punuar për hartimin e tij. Fakti i vonesës mund të jetë dhe ndonjë debat i brendshëm në qeveri, por ende nuk dihet asgjë. Gjithësesi jemi optimist se deri në fund të muajit dhejtor do të bëhet e mundur hartimi, shqyrtimi dhe miratimi i buxhtetit", thotë deputeti Xhepa. Ndër të tjera, ai shpjegon edhe faktin se për këtë buxhet mund të ekzistojnë dy variante, të cilët mund të përzgjidhen për draftin përfundimtar të buxhetit vjetor për vitin e ardhshëm. "Mund të jenë dy variante buxhetesh: i pari që ka të bëjë me faktin e një buxheti konservator që do të thotë me një borxh publik të ulët nga ai i viti të kaluar si dhe me defiçit huamarrje të ulët. Së dyti mund të jetë një buxhet më optimist, i cili mund të parashikojë huamarrje të lartë si dhe ekspansion të madh fiskal", shprehet deputeti i mazhorancës. Ndër të tjera, edhe pas kësaj vonese demokrati Xhepa shprehet optimist për realimin dhe miratimin deri në fund të vitit edhe pse sipas tij shpresat nuk do të mbeten te privatizimet. "Të ardhurat nga privatizimet nuk përfshihen në planin financiar për hartimin e buxhetit, por ato mbeten jashtë duke u përdorur si të ardhura ekstra. Gjithësesi besoj se nga fillimi i muajit dhjetor do të jetë përfundur buxheti dhe do fillojmë shqyrtimet në komisionet parlamentare", theksoi deputeti i mazhorancës.

GJOVALIN KADELI:

Deputeti dhe anëtari i Partisë Socialiste në Komisionin e Ekonomisë, Gjovalin Kadeli në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com shprehet se qeveria e Berishës po vonon hartimin e buxhetit për të vetmen arsye se po pret privatizimin e Apletrolit në mënyrë të tillë që ato lekë t`i përdorë për hartimin e këtij buxheti. Kjo sipas tij tregon dhe anën e krizës që ka mbërthyer vendin tonë dhe që mundohet të fshihet nga ana e qeveritarëve. "Qeveria e Sali Berishës ende nuk e ka hartuar buxhetin pasi pret vfetëm privatizimin e Alpetrolit në mënyrë të tillë që të hartojë buxhetin. Në të kundërt me çfarë do ta hartojë këtë buxhet? Mbi çtë ardhura? Deri tani ende nuk kemi një buxhet nga qeveria, por veç mashtrime. Që të ndërmarrë këtë duhet që të dyfishojë tenderimet apo dhe mënyra të tjera që të dalë nga kriza dhe të hartojë buxhetin për vitin e ardhshëm", shprehet deputeti i Partisë Socialiste.

ARBEN AHMETAJ:
Deputeti tjetër i opozitës në Komisionin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj shprehet se vonesa e hartimit të buxhetit nga ana e qeverisë është dështimi më i madh i kësaj qeverie. Sipas socialistit kësaj qeverie i mbetet që të shfrytëzojë privatizimet si rrugën e vetme për të bërë të mundur hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. "E vetmja rrugë që mbetet shpëtimtare nga ana e qeverisë së Sali Berishës për hartimin sa më shpejt të buxhetit vjetor për vitin e ardhshëm mbetet ajo e privatizimeve. Ashtu siç po palinifikon privatizimin më të madh në histori, në të njëjtën kohë po planifikon dhe dështimin më të madh në histroninë e ekonomisë në vend", thotë Ahmetaj. Ndër të tjera, deputeti socialist deklaron se kjo qeveri nuk është aspak në vijë me shifrat. "Nuk ëhstë kurrkund me shifrat për planifikimin e të ardhurave. Pret vetëm privatizime për tu justifikuar. Por vonesa e hartimit të buxhetit është e pajustifikuar", thotë deputeti i opozitës në Komisionin e Ekonomisë.

SHEREFEDIN SHEHU:
Eksperti i ekonomisë dhe njëherësh deputeti i Partisë Demokratike Sherefedin Shehu në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com shprehet se janë rrethana të caktuar që kanë sjellë vonesë në hartimin e buxhetit vjetor. Duke mos mohuar faktin e vonesës së hartimit të tij, deputeti demokrat thekson se priten privatizime në mënyrë të tillë që buxheti të jetë sa më perfekt. "Vonesa e buxhetit është fakt real, i cili ka të bëjë me rrethanat të cilat kanë bërë që ky buxhet të vonohet deri më tani. Ndërkohë që priten privatizimet në mënyrë që buxhëti të jetë sa më perfekt. Buxheti është ende në hartim e sipër nga ana e qeverisë", thotë Shehu. Në të njëjtën kohë ai thekson se opozita akuzon qeverinë edhe kur nuk ka shkak. "Gjithësesi opozita akuzon edhe pa shkak, kështu që pritet të bëhen akuza edhe në këtë rast nga ana e deputetëve të majtë", thotë deputeti demokrat. Ndër të tjera, gjatë prononcimit të tij Shehu shprehet optimist se muaji dhjetor do të jetë dhe afati i fundit për shyqrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend. "Gjithësesi ne jemi optimist se kjo qeveri do të bëjë të mundur që në fillim të muajit dhjetor të fillojë shqyrtimi i tij në komisionet parlamentare si dhe më pas miratimi i tij në Parlament", deklaron deputeti demokrat.

shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com, datë 13 nëntor
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?