Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri i pranishëm në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ka thënë se me buxhetin e vitit 2016 do të shtohen investimet.
 
Sipas Gjiknurit,  dhënia e pakontrolluar e lejeve për HEC-et ka rritur humbet në rrjet ndërkohë që sa i takon sektorit energjetik, Gjiknuri ka konfirmuar se për  vitin 2016 objektiv do të jenë dy nënstacione të reja në Tiranë.

Ministri ka shtuar se  investimet e parashikuara për vitin 2016 arrijnë në  2 mld Lekë në zonat me konsum më të madh.
 
Ai ka shtuar se pa u zgjidhur problemi i pronësisë nuk do të kishte asnjë investim në sektorin e energjisë.

“Ne nuk rritëm tarifën e konsumatorëve por ulëm humbjet dhe arkëtimet, duke bërë të mundur rritjen e investimeve në rrjet” ka shtuar Gjiknuri.

Lidhur me  Fondin Monetar Ndërkombëtar, Ministri Gjiknuri ka dshtuar  se FMN ka thënë se nëse nuk mbyllet gropa e energjisë, atëherë duhet të rriten taksat ose të ndërpritet çdo investim, duke e konsideruar sit ë domosdoshme reformën në këtë sektor.
 
Ministri i ka konsideruar spekulime politike, deklarimet e fundit se mund të ketë  blerje energjie.

“Blerjet e energjisë nga viti në vit po i ulim. Vitin e kaluar kursyem  61 milion euro” tha Gjiknuri.

Lidhur me sektorin minerar, ministri tha se janë përdorur 95 mln lekë të reja për mbylljet e galerive, duke theksuar së brënda katër viteve këto galeri do të mbyllen të gjitha.
 
Ai ka mohuar konfliktet e qeverisë me kompanitë e huaja, duke saktësuar se në tregun e naftës po kërkohet që të mbrohet interesi i shtetit shqiptar. Për këtë, ai lançoi edhe negociatat që janë duke u bërë  me dy kompanitë e reja, me synim  që të permiresohen të ardhurat.

Redaksia Online 
(shqiptarja.com)