Buxheti 2016: Shkurtohen 8.1 %
e nëpunësve, ikin 7.100 mësuesPDF/Projektbuxheti i plotë për 2016-ën

TIRANE - Numri i punonjësve të administratës publike do të pësojë një ulje drastike 8.1% krahasuar me vitin 2015.  Sipas projektbuxhetit të 2016-t numri i punonjësve në administratën publike nga 88.550 në vitin 2015, do të pakësohet me 7.200 vetë, duke shkuar në 81.350 punonjës.

Vetëm në Ministrinë e Arsimit do të shkurtohen 7105 punonjës, ku shumica prej tyre janë mësues në arsimin parauniversitar.

Ulja e numrit të punonjësve është bërë edhe në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Mjedisit. Ndërkohë tek Kryeministria nga 227 punonjës, për vitin e ardhshëm do të jenë 530.

Në buxhetin e ri qeveria detyron të gjitha institucionet që të mos e kalojnë numrin maksimal të punonjësve. Shkurtimet në administratën publike do të bëhen në të gjitha ministrinë dhe institucionet e varësisë.




Të ardhurat për buxhetin e vitit të ardhshëm do të jenë rreth 417 694 milionë lekë, ndërsa shpenzimet 452 152 milionë, pra me një deficit prej 34 431 milionë lekë. Buxheti 2016 do të përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet special, siç janë sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve. Për skemën e sigurimeve shoqërore parashikohen të jenë rreth 108 180 milionë lekë, ku 58 milionë jepen për rritjen e pensioneve.  Për sigurimin shëndetësor të ardhurat do të jenë 36 224 milionë lekë, ndërsa për kompensimin e pronarëve do të jepen 3000 milionë lekë.
 
Ndërkaq, ulje e fortë parashikohet edhe për shpenzimet për administratën publike. Sipas tabelave paraprake të Ministrisë së Ekonomisë, shpenzimet për personelin për vitin 2016 parashikohen në rënie 4.5% në vitin 2016, duke u ulur në 71.4 miliardë lekë në 2016, nga 74.6 miliardë lekë që ishin në total në vitin 2015. Rënie të dukshme prej 4.3% shënon edhe fondi i pagave për administratën. Ky fond, për vitin 2016 është 2.7 miliardë lekë më i ulët se në vitin 2015: Nga 63.8 miliardë lekë në vitin 2015, në 61 miliardë lekë për vitin 2016, afërsisht 25 milionë dollar më pak.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Schallenberg caktohet kancelar i përkohshëm

Austri/ Schallenberg caktohet kancelar i përkohshëm