Kreu i PD, Lulzim Basha ka akuzuar se Rama do të harxhojë nga buxheti i vitit 2017, 10 milionë euro për luksin e tij dhe jo për hallet e njerëzve.
 
Kryeopozitari thotë se Rama do të financojnë luksin dhe argëtimin në godinën e Kryeministrisë me një restorant personal, bar, sallë për konjak dhe puro, masazhi dhe fizioterapie dhe një sallë basketbolli.
 
“10 mln euro do të harxhojë kryeministri Rama në vitin 2017 për luksin e tij. Këto para do të financojnë luksin dhe argëtimin në godinën e Kryeministrisë.

Një restorant personal, një bar personal, një sallë për konjak dhe puro, një sallë masazhi dhe fizioterapie, një sallë kinemaje, një sallë ekspozitash, një sallë basketbolli.

Buxheti 2017 për qejfin e kryeministrit, jo për hallet e njerëzve
” deklaron Basha përmes videos që ka publikuar në faqen e tij në Facebook.

Buxheti i shtetit për vitin 2017 është dekretuar dje nga Presidenti Bujar Nishani.
 
Buxheti i vitit të ardhshëm u miratua në Kuvend seancën e 15 dhjetorit. Ky buxhet parashikon rritjen e pagave dhe pensioneve deri në 10% nga 1 marsi i vitit 2017-ë.
 
Në këtë funksion, në buxhet është parashikuar një fond prej 100 milionë dollarë, fondi më i madh i akorduar ndonjëherë nga qeveritë.